• |
ide | kryesore

Video/ Juventus nuk ndalet, statistikat gënjejnë: Ronaldo nuk shënon përsëri

Sport, Video



Pikë të plota për Juventus që vazhdon të udhëheqë Serie A me tre fitore. Në Tardini bardhezinjtë nuk e kanë patur të lehtë, por kanë treguar autoritet në marrjen ë një rezultati të rëndësishëm. Bardhezinjtë e nisën ndeshje aq mirë sa u duk shumë e thjeshtë transferta në Parma. Goli i Mandzukic pas vetëm dy minutash, bëri që të dukej një goleadë e mundshme për kampionët e Italisë, ku më i interesuari do të ishte Cristiano Ronaldo në kërkim të golit të parë…

Statistikat tregonin se kampioni portugez do të shënonte më shumë mundësi në javën e tretë, por përsëri në listën e shënuesve mungon CR7, edhe pse Allegri e kishte spostuar në të majtë, pozicionin e preferuar për 33 vjecarin.

Parma u rifut në lojë me golin e parë në rikthimin në Serie A të Gervinhos. Lojtari afrikan shënoi në minutën e 33 barazimin që mbeti në fuqi deri kur Matuidi ktheu supremacinë në lojë në minutën e 58, pas një kombinimi me Mandzukic.

Në ndeshjen tjetër Inter merr fitoren e parë në kampionat, në transfertën e Bolonjës, duke i dhënë frymëmarrje Spalletit, që ishte në telashe me një pikë në dy ndeshje.

Pa Icardin, zikaltrit treguan forcë grupi dhe alternativash kur tek goli u paraqitën Nainggolan, Candreva e Perisic.

NDESHJET
Bologna 0 – 3 Inter
Parma 1 – 2 Juventus

KLASIFIKIMI
1 Juventus 9
2 Napoli 6
3 SPAL 6
4 Atalanta 4
5 Inter 4
6 Udinese 4
6 Sassuolo 4
8 Roma 4
9 Fiorentina 3
10 Empoli 3
11 Genoa 3
12 Milan 3
13 Torino 1
14 Parma 1
15 Cagliari 1
16 Bologna 1
16 Frosinone 1
18 Sampdoria 0
19 Lazio 0
20 Chievo 0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *