• |
ide | kryesore

(VIDEO) Kapen 550 kg kanabis shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit

Droga shqiptare vazhdon të trafikohet përtej Adriatikut.

Mëngjesin e sotëm policia italiane në Brindizi ka kapur një sasi prej 550 kilogramësh kanabis sativa të marrë në Shqipëri dhe të trafikuar në Itali.

Guardia Di Financa në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë bllokuar një motoskaf dhe ka vënë në pranga dy skafistët, njëri shqiptar e tjetri italian.

Autoritetet arrestuan 2 trafikantët, nje shtetas italian me iniciale W. F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.

Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg kanabis sativa që ishte ndarë në 67 pako.

Njoftimi i Policisë Shqiptare: 

Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulias kane finalizuar nje tjeter operacion duke goditur tentativen per trafik narkotikesh drejt Italise.

Autoritetet arrestuan 2 trafikantet, nje shtetas italian me iniciale W.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.

Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuane.

Aktivizuar edhe ne kete rast bashkëpunimi tashmë i konsoliduar operativ dhe informativ me autoritetet e Policise shqiptare nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhjes së Policisë shqiptare në Itali.

Hetimet po vijojne ne te dy krahet e kufirit per te zbuluar persona te tjere te implikuar.

 

1 Comment

  1. SUKSESI,,,,,suksesi”’ ku eshte i ketij shteti narkotik, qe eshte qelbur nga maja e ne kembe. , Droge, hajdutllek, maskarallek, mashtrim, pervetsim, e prape keta rilindas te qelbosur na rrijne ne pushtet. DERI KUR……….”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu