• |
ide | kryesore

“Paguaj ose do t’i them gruas”/ Dashnorja shqiptare i merr 70 mijë euro italianit

Lajme, Të fundit



Hakmarrje prej ish-të dashure. Mediat italiane i kanë kushtuar hapësirë rastit të një 48-vjeçareje shqiptare e cila u arrestua nga karabinierët pasi akuzohet se i ka marrë para për 4 vjet rresht ish-të dashurit italian.

Të dy kishin pasur një lidhje jashtë martesore që burri e kishte ndërprerë rreth vitit 2014. Por gruaja “e lënduar” i merrte nga 1 mijë në 2 mijë euro çdo muaj duke e kërcënuar se do t’ia zbulonte sekretin familjes së tij.

Një histori pasioni që ishte kthyer në makth për italianin i cili përfundoi vetëm një ditë më parë pas ndërhyrjes së policisë. Sipas të njëjtave burime ai është një 70-vjeçar që merrej me tregti.

Ai iu drejtua policisë pasi shqiptarja i kërkonte 1400 euro të tjera. Ai i shpjegonte se nuk ishte më në gjendje të paguante, por ajo e kërcënonte se do të zbulonte historinë e tyre.

Në këtë pikë karabinierët kanë organizuar një takim ku ajo do të merrte paratë ku edhe bënë arrestimin. “Dashnorja e lënduar” ndodhet tashmë në burgun e Rebibbia në Romë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Pse nuk e more gruan me te mire , jepje nje darke a e coje me pushime diku, do te dilte me lire, ndersa asaj buces i fusje nje dru te mire mos ta harronte deri sa te vdiste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *