• |
ide | kryesore

Partia Demokratike vjen me një rezolutë për të kundërshtuar ndryshimin e kufijve të Kosovës

Lajme, Të fundit



Ndërsa nga Tirana zyrtare nuk ka një qëndrim të qartë pro ose kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, vjen një vendim nga opozita shqiptare.

Partia Demokratike po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve.

Rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës.

Rezoluta që po përgatit Partia Demokratike mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian.

Ideja e korrigjimit të kufijve u hodh nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi por u kundërshtua gjerësisht nga forcat politike në Kosovë.



2 Comments

  1. Na ishte nje here nje cift te cilet kishin nje djale te mitur.
    Nje dite fundjave babai po ushqente djalin e vetem i cili ishte nazeli gjate ngrenies. Babai per t’a bere te haje djalin i thote:
    _ Ha te keqen babi se te rritet bilja_
    Gruaja, nena e djalit, i pergjet nga dhoma tjeter:
    _ Ti ha per vete_

    PD-cka nuk punon per reformat e Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe po pergatit rezoluta te fuqishme per Kosoven ne harritjen e ketij qellimi.
    A ka ndonje idiot, natyrisht nuk flase per kategorine e ari-t apo Stalinit qe i mer seriozisht keto deklarata te PD-ckes!!!!!?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *