• |
ide | kryesore

Seanca e jashtëakonshme për korrigjimin e kufirit/ Votohet sot në Kuvend rezoluta kundër Thaçit

Lajme, Të fundit



Kuvendi i Kosovës diskuton sot për rezolutën kundër Presidentit Hashim Thaçi, përpara nisjes së bisedimeve të tij me Presidentin e Serbisë në Bruksel, për të shqyrtuar “korrigjimin e kufijve”. Ideja e Thaçit për të përfshirë brenda territorit të Kosovës Luginën e Preshevës, me sa duket nuk është përfolur shumë nga serbët, pasi ata presin këmbimin e saj me Veriun e Mitrovicës.

Seanca është thirrur sipas kërkesës së Qeverisë së Kosovës, përmes së cilës kërkohet miratimi i ekipit negociator për dialogun me Serbinë. Gjatë ditës, Qeveria e Kosovës, propozoi emrat e ekipit negociator. Në krye të këtij ekipi u propozua zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh kryetar i Partisë Nisma Socialdemokrate.

Zëvendëskryesues do të jetë zëvendëskryeministri tjetër, Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi e Mahir Yagcillar. Qeveria ka kërkuar që edhe partitë opozitare të caktojnë nga një përfaqësues në këtë ekip.

Seanca është thirrur të fillojë në ora 09:00, kurse një tjetër seancë pasuese, po ashtu e jashtëzakonshme, është thirrur nga opozita, në përpjekje të miratimit të një resolute kundër bisedimeve që kanë për qëllim ndryshimin e kufirit të Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *