• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është i riu i ekzekutuar sot në Mamurras, dyshime mbi një konflikt të mëparshëm

Lajme, Të fundit



Indrit Pepa, 27 vjeç është qëlluar me breshëri sapo ka dalë nga shtëpia e tij. I riu jetonte më shumë jashtë Shqipërisë dhe familja e tij ishte ngujuar për shkak të një konflikti të mëparshëm të 27-vjeçarit dhe frikës nga gjakmarrja. Pepa ishte baba i një vajze të vogël 3-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në orët e para e para të mëngjesit, rreth orës 04:30 në lagjen ‘Zef Hoti’, në periferi të Mamurrasit. Familja e viktimës ishte e ngujuar për gati 5 vite për shkak të konflikteve të hershme të 27-vjeçarit me një shtetas.

Po ashtu policia bën me dije se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit, shtetasin me inicialet Azia Merkola, 49 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Në vitin 2012, Indrit Pepa ka qenë i akuzuar për plagosje me armë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *