• |
ide | kryesore

Itali, shkatërrohet banda shqiptare e grabitësve

Lajme, Të fundit



Policia italiane në Piacenca ka shkatërruar një bandë grabitësish banesash e përbërë nga 3 shtetas shqiptarë.

Gjatë 20 ditëve të fundit ata kishin kryer 18 grabitje vilash e banesash në komunat e Monticelli d’Ongina, Castelvetro Piacentino, Villanova sull’Arda, Caorso, San Pietro in Cerro e Cortemaggiore.

Të arrestuarit janë: 

1 – Shqiptari M. I., 22 vjeç banues në komunën Romano di Lombardia në provincën e Bergamos i skeduar dhe i arrestuar më parë për vjedhje nga policia italiane.

2 – Shqiptari J. G., 25 vjeç banues në komunën Castelvetro Piacentino në provincën e Piacencës i dënuar më parë nga drejtësia italiane dhe me një urdhër dëbimi 5-vjeçar nga territori italian.

3 – Shqiptari K. L., 23 vjeç banues në Castelvetro Piacentino në provincën e Piacencës i dënuar kohë më parë nga Prefektura e Bergamos me urdhër dëbimi nga territori italian për 5 vite radhazi.

Hetimet e policisë italiane kanë nisur gjatë muajit gusht, pas sinjalizimeve të shumta të banorëve të provincës së Piacencës për numrin e madh të grabitjeve në territorin e tyre.

Pas vënies nën kontroll të zonës, policia italiane ka mundur të identifikoj automjetin tip Volvo e cila përdorej nga anëtarët e bandës e më pas të vë nën pranga 3 shqiptarët.

Policia italiane ka denoncuar dhe të fejuarën e njërit prej shqiptarëve të arrestuar. Ajo është një 28 vjeçare shqiptare e cila ishte transferuar të jetonte në Romë duke marrë me vete një pjesë të objekteve të grabitura nga banda me një vlerë prej 20 mijë euro. Ndër objektet e sekuestruara janë çanta të markave luksoze, bizhuteri e para cash.



1 Comment

  1. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *