• |
ide | kryesore

Kosova i anulon lejen, Vuçiç sfidon autoritetet: Kaloj nga rruga dytësore

Lajme, Të fundit



Pavarësisht ndalesës nga Qeveria e Kosovës dhe bllokadës së veteranëve të UÇK-së, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është nisur drejt fshatit Banjë të Drenicës, sipas mediave serbe.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e mori vendimin për anulimin e vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pas protestave të qytetarëve.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërheqjen per lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” – ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar më herët se nuk i interesojnë protestat e banorëve të Drenicës e as vendimi i kryeministyrit Ramush Haradinaj i cili ia ndaloi vizitën në Drenicë.

Vuçiç ka thënë se do të provojë të shkojë në Banjë përmes rrugëve dytësore.

Por nëse një gjë e tillë nuk arrihet, ai ka bërë të ditur se do të kthehet.

“Ndoshta nuk do të mund të vizitojmë enklavën serbe. Do të përpiqemi por do të jetë e vështirë të arrijmë atje. Nuk iu rekomandoj mediave serbe të lëvizin këtu. Do të përpiqemi, nëse nuk kemi sukses kthehemi”, tha Vuçiç.

Së fundmi, Klan Kosova raporton se Aleksandar Vuçiç është ndaluar nga Policia e Kosovës, në rrugën drejt fshatit Banjë.



1 Comment

  1. Pse Ujmni nuk eshe ne kosove a ???? Mitrovica veriore nuk eshe ne kosove a???? Patriotizem injorentave, nese do dohet te behej patriotizem u deshte te ndalohet ne kufi kosove/serbe, nuk do duhej te lejohej te hy brenda pa kerkim falje !!! koj i bie ne veri te kosoves ben car te duash ketu jo….sikur veriu i kosoves te mos ishte ne ks.. hajde budallak hajde…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *