• |
ide | kryesore

Grabitet me armë sektori i minierës së Munellës në Pukë

Lajme, Të fundit



Një grabitje me armë ka ndodhur në sektorin e minierës së Munellës në Pukë. Persona ende të paidentifikuar kanë kërcënuar me armë rojën e objektit, e më pas kanë grabitur kabllot elektrikë.

Sipas punonjësve të minierës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, grabitësit e maskuar janë larguar me shpejtësi në drejtim të Qafë Barit.

Sakaq, koncesionari ka kërkuar marrjen e masave për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *