• |
ide | kryesore

PS e refuzon/ Basha: Vetingun në politikë e duan shqiptarët!

Lajme, Të fundit



Edhe pas refuzimit nga ana e Partisë Socialiste të propozimit për të bërë një veting në politikë, Lulzim Basha ka folur sërish me deputetët e opozitës për këtë çështje.

Burime nga mbledhja e grupit të PD, thanë se Bash aka folur për ndarjen e krimit nga politika dhe se ka marrë mijëra mesazhe nga qytetarët.

“Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vettingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vettingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi” mësohet të ketë thënë kreu i PD-së në mbledhjen e grupit.

Mbetet e paqartë se si pretendon ta miratojë në parlament këtë nismë kreu i PD-së, kur në anën tjetër, mazhoranca e refuzon idenë e vetingut në politikë. Madje në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS-së, fjalët e Edi Ramës tingëlluan si një kërcënim për Bashën, Berishën, Metën dhe familjarët e tyre.

“Kush nga ju e vë dorën në zjarr që baxhanaku im nuk ka marrë 15 milionë euro tendera? Askush, nuk e diskutoj fare. Mbase Taulanti, por është shumë pak. Atëherë, si bëhet? Kush nga ju e vë dorën në zjarr që gruaja ime nuk ka ndërtuar pallat në tokën e tjetërkujt dhe që ku di unë se çfarë, apo që sarajet e mia nuk janë arsyeja pse kam aq shumë miqësi me sulltanin? Askush! Një instrument që i bën këto më mirë, më shpejt është i mirëseardhur. Unë, Presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, kunati i kryetarit të opozitës, gruaja e kryetarit të opozitës, rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu. A jemi të gjithë vërtet njësoj, apo ka ca që janë ndryshe e ca që janë ndryshe? Patjetër kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre. Ku udhëtojnë, çfarë shpenzojnë, sa rrinë jashtë shtetin e sa vijnë në Shqipëri, cilët bamirës jua japin këto… Jam gati. Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë. Unë jam gati. Gjithë çështja është që kjo të mos jetë e lidhur, – se aty te ato parimet e Lulit e lexova pak, se nuk kuptohet gjë tjetër se çfarë ka parasysh për këtë, – me reformën në drejtësi, që të kthejmë mbrapsht reformën në drejtësi. Ai vettingu tjetër do vazhdojë. Këtë vettingun që i ka lindur në zemër Lulit jemi gati, unë jam gati ta bëjmë e ta fillojmë nga unë personalisht. Të ulemi, ta diskutojmë, të gjejmë mekanizmin, se nuk besoj që propozimi është që një komision bipartizan të merret me këtë punë, nuk ma ha mendja, se pastaj do ishte një arsye më shumë që njerëzit të ikin nga Shqipëria” ishin fjalet e Ramës.



5 Comments

  1. Ke thene qe do derzojme mandatet sa per vetingun vere veten ne liste qe te tregosh se i mer gjerat seriozish,ndryshe kjo pune mban ere haleje.

    1. O bert politikanët e pandershëm dhe të lidhur me krimin të kanë shpërfytyrusr ty dhe shokët e tu rilindas neokomunist, mos u tremb bert se edhe për ty do të jetë më mirë.

  2. Qe ky hale”’ komentuesBERT, qe nuk le rast pa ofenduar e share opoziten, qenka kaq i trashe e buall rilindas sa qe kerko me nje koment bythas te diskretitoje BASHEN, Jo per ta mbrojtur kete( BASHEN) por ne kerkesen qe ka bere opozita per veting politikaneve, eshte edhe vete ai. Kjo ketij librashitesi, qe nuk di se c;far do me natheneme komentin, duket qe kerko ti fute ne nje thes banditet, horrat, drogmenet, hajdutet e shkaterruesit e pushtetit e demokracise ne nje grup. Ju e tere rilindasit kopuke te se kaluares, do kaloni ne siten mete imet, e te shohim si do dilni me keto qe keni bere e po i beni ketij populli. E di qe do me konder viheni, ju grupi i qendrave guerrile por vehten tregoni, e qe e thoni se ju jeni te pa ndreqeshem.

  3. Prap dole nga servisi more dobic,une nuk shava njeri por i kujtova atij lulit ate qe ka thene,prandaj mos dil pa leje nga servisi nuk je ne parametrat e duhur o Fax

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *