• |
ide | kryesore

Shkarkohet prokurori i Durrësit Bujar Hoti, Vetingu i nxjerr problemet me pasurinë

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e e Apelit të Durrësit Bujar Hoti. Vendimi u mor pas hetimeve të zhvilluara nga komisioni i përbërë nga anëtarët Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe relatorja Brunilda Bekteshi.

Sipas KPK, nga hetimet rezulton se Bujar Hoti ka probleme me pasurinë. Ndërkohë, avokati i Hotit, Julian Mërtiri tha se vendimin e KPK do ta ankimojnë.

Sipas relatores Bekteshi prokurori Hoti, ka deklaruar se ka në pronësi një apartament banimi 157 m2, dhe shtesë 30 m2, në qytetin e Durrësit, me vlerë 4 milionë e 400 mijë lekë, i blerë me kredi.

Një automjet tip Audi A4, blerë për 6500 euro, një tokë arë 4 mijë m2 në Spitall në Durrës, fituar nga ligji 7501, një zyrë noteriale me sipërfaqë 41.3 m2 dhe një shtesë prej 19.6 metra katrorë.

Për njërin nga fëmijët e Hotit është paguar një tarifë për shkollimin në Universitetin e Oxfordit, në Angli.

Nga hetimit të KPK-së, ka rezultuar se apartamenti në pronësi të Hotit prej 157 m2 është porositur në vitin 2004, për një vlerë prej 70 mijë euro.

E njëjta gjë ka rezultuar edhe për një garazh, kontrata për të cilin është revokuar.

Ndërsa për apartamentin prej 157 m2 ka paguar 68 mijë euro.

KPK ka arritur ne konkluzionin se, Hoti ka kryer deklarim të një çmimi fiktiv shitjeje për këtë apartament. KPK ka thënë se përsa i përket 4 mijë m2 tokë në Spitall, Durrës, familja e Hotit është larguar nga Qerreti në Durrës që në vitin 1990 dhe sipas ligjit, nuk duhet të përfitonte më tokë, pasi ka përfituar një banesë në Durrës.

Gjithashtu, KPK sqaron se toka nuk është tokë bujqësore, pasi ndodhet shumë pranë detit. Ne lidhje me këtë fakt KPK ka kërkuar informacion nga prefektura, por ende nuk është marrë një përgjigje.

Vete Hoti dhe avokati, i tij kanë pretenduar se pasuria e tij eshte e justifikuar duke kërkuar konfirmimi ne detyre.

Edhe përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs, ka replikuar me prokurorin Hoti, ku i ka thënë se prokurori, po përpiqet të shesë nje skenar panelit të KPK-së.



4 Comments

  1. Edhe keto qe deklarojne nuk arrine ti justifikojne pale ato te tjerat te padeklaruara. Perveç kesaj ky pis do denua per fallsifikim dokumentash , ka marre ne menyre te parregullt toke me 7501 kur nuk paska punu nje dite ne kooperative . E shikoni ke kemi zbatues ligji? Eshte njesoj silur melçite tja varesh ujkut ne qafe . Biles keta nuk jane ujqer se ujku nga r gjithe kopeja vret vetem nje dele dhe e ha , keta jane çakenj qe mbyt gjithe tufen per nje dele . Keta nuk ngopen me gjak e kane hobi .

    1. Zotri e njihni prokurorin bujar hoti ??? Apo flisni se keni par vettingun nja 2 her ne tv . Ai esht prokurori me i nderuar i republikes shqiptare dhe gjysma e pronave qe lexove aty jan marr me kredi qe paguhen dit per dit me djersen e ballit(ingormohu mir para se te shkruash dicka) .
      Edhe ai ka punuar me shum se nje dit ne koprative dhe ate toke ja kq dhen shteti.

    1. O njeri ky esht armiku i par i sali berishes
      Gjeja e par kur u be adriatik llalla prokuror ishte ulja ne detyr e prokurorit te nderuar bujar hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *