• |
ide | kryesore

(FOTO) U qëllua me armë në rrugë, vritet 23-vjeçari shqiptar në SHBA

Lajme, Të fundit



Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e 7 shtatorit në Nju Jork, por identifikimi i viktimës  është bërë publik sot nga mediat vendase.

Mësohet se viktima është Grei Frashëri, 23 vjeç, i cili u qëllua për vdekje me armë nga persona ende të paidentifikuar në Bay Ridge në Brooklyn, shkruan nydailyneës.com.

Policia gjeti në vendngjarje disa gëzhoja, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me tre makina pasi kanë kryer vrasjen. Nuk dihen ende autorët që kanë kryer vrasjen si dhe shkaqet.

Ndërkohë të afërm të riut shqiptar kanë reaguar në Facebook, ku shprehen të hidhëruar për vdekjen e njeriut të tyre.

Ata i bëjnë thirrje të gjithëve atyre që kanë informacion për vrasjen e Greit t’ua tregojnë autoriteteve. Ndërkohë në një faqe dedikuar viktimës, hopeforgrei.com, një i afërm tjetër shkroi se familja ka vendosur që ta falë autorin që kreu ekzekutimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *