• |
ide | kryesore

Parlamenti Europian voton sot për heqjen e vizave për Kosovën

Lajme, Të fundit
Parlamenti-Europian-701x467.jpg



Parlamenti Europian do të votojë sot rekomandimin e Komisionit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Votimi do të konfirmojë mandatin për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së. Pas këtij hapi do Kosovës do t’i duhet edhe miratimi nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare. Raportuese do të jetë eurodeputetja Tanja Fajon.

Pas miratimit në Parlamentin e Kosovës të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Komisioni Europian dha më 18 korrik rekomandimin për liberalizimin e vizave.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *