• |
ide | kryesore

Martohet Justin Bieber

Paparazzi, Slider


Justin Bieber dhe e fejuara e tij Hailey Baldwin janë fotografuar teksa hyjnë në një gjykatë që lëshon certifikata martese. Mediat kanë hedhur dyshime se dje ka ndodhur celebrimi i çiftit. Hailey e ka dhënë një prononcim për “The Cut” ku ka zbuluar se të gjithë të afërmit e saj janë martuar në moshë të re, prandaj asnjëherë nuk kanë qenë kundër martesës. Më tej ajo shprehet: “Kur e di që është i duhuri, është i duhuri. I them gjithmonë prindërve të mi që nëse do ta ndjenin që nuk është vendimi i duhur do të më ndalonit apo jo? Ata nuk e bënë. Mendoj se duan Justin më shumë se unë”. Kjo deklaratë është marrë si konfirmim për supozimet e bëra nga media, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga dy të rinjtë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *