• |
ide | kryesore

Justin Bieber i shqetësuar për fansat në apartamentin e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Bieber u është lutur fansave të ndalojnë së mbledhuri jashtë shtëpisë së tij.

Në një video, tashmë virale, të postuar në TikTok, Justin u drejtohet:

“Unë ju dëgjoj, ju dëgjoj, por kjo është shtëpia ime. Më kuptoni? Këtu jetoj unë. Dhe nuk e vlerësoj që jeni këtë. E keni parasysh kur vini në shtëpi në fund të ditës dhe doni të relaksoheni? Kjo është hapësira ime për ta bërë këtë. Kështu që do e vlerësoja nëse do të largoheshit.”

Është e paqartë nëse videoja e postuar të shtunën, 26 qershor, është e kohëve të fundit apo jo, por në tetor të vitit të kaluar, Justin ndau një shqetësim të ngjashëm për njerëzit që e prisnin jashtë shtëpisë së tij. Atëherë, ai shkroi: “Si e bindni veten që nuk është plotësisht e papërshtatshme dhe aspak mungesë respekti të presësh jashtë shtëpisë sime, për të ngulur sytë dhe për të më bërë fotografi teksa hyj e dal nga shtëpia [?] Ky nuk është hotel. Kjo është shtëpia ime.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *