• |
ide | kryesore

Fansat akuzojnë Gerard Pique: Ke keqtrajtuar Shakira-n

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndarja mes Shakira-s dhe Gerard Piqué mbetet një nga temat më të diskutueshme në media. Së fundmi po flitet për sjelljen e futbollist ndaj artistes. Fansat e Shakira kanë publikuar disa video në Twitter ku Gerard mban qëndrim të ftohtë ndaj saj.

“Nuk jam në dijeni që Shakira ka pësuar dhunë emocionale me Gerard Piqué, por ka gjëra që më bëjnë të mendoj kështu”, ka shkruar përdoruesi.

Mes tyre ka momente si deklarata e këngëtares  e cila ka rrëfyer “Gerard nuk më lë të bëj video me burra, është një person shumë konservator”, ka shpjeguar ajo për xhelozin e të shoqit. Herë të tjera, ai tregohet indiferent duke mos iu përgjigjur gjesteve dashamirëse të Shakirës. Në fund, përmbledhja shpjegon se Pique e detyroi artisten të largohej nga miqtë dhe familja e saj. Shakira e konfirmoi këtë gjë  në intervistën për “Elle”.

“Gjithçka është kaq  e re. Mund të them vetëm se kam bërë gjithçka për këtë marrëdhënie,” tha Shakira, “Në 2014 e dija që karriera ime duhej të vihej në plan të dytë. Ai donte të luante futboll dhe të fitonte tituj. Unë duhej ta mbështesja atë. Njëri prej nesh duhej të bënte një sakrificë”, përfundon seriali i videove./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/03/probleme-ne-romancen-e-re-te-gerard-pique/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *