• |
ide | kryesore

Kylie Jenner kritikohet për sjellje të keqe ndaj fansave: Duhet t’i vijë turp

-Instant, Paparazzi, Slider



Kylie Jenner është përballur sërish me akuza se ka një sjellje të keqe ndaj fansave të saj.

Kylie u përball me reagime të ashpra në internet pasi një foto u bë virale ku ajo dukej e bezdisur teksa bënte foto me një fanse.

Gjithçka ndodhi në prezantimin e koleksionit të Jenner’s Kylie Cosmetics’ Lip Kits në Ulta Beauty në Los Angeles të mërkurën.

Producentja me bazë në LA, Alexa May Rhodes, postoi një video në TikTok ku shihet duke iu afruar Jennerit për një foto gjatë eventit.

Kylie  nuk bëri kontakt me sy me Rhodes dhe dukej e irrituar gjatë videos.

Klipi, i cili arriti mbi 530,000 shikime, mori qindra komente nga ndjekësit e zemëruar.

“Ajo nuk dukej aspak e lumtur,” komentoi një përdorues.

“Asnjë përqafim, një buzëqeshje apo edhe një fjalë?Duket sa dashuri ka për fansat. Turp”,shkroi dikush tjetër./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *