• |
ide | kryesore

Vodhi nën kërcënimin e thikës te ‘Shqiponja’, arrestohet 19-vjeçari (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Pas një periudhe të gjatë kërkimi, policia ka arritur këtë të premte që të vërë në pranga personin që kreu në shkurt të këtij viti një vjedhje në Tiranë nën kërcënimin e thikës. Autoritetet kanë vënë në pranga një 19 vjeçar të identifikuar si Xhesion Kasaj, banues në Përmet. I riu vodhi xhiron ditore të një kioske pranë sheshi ‘Shqiponja’ në hyrje të qytetit të Tiranës.

Njoftimi

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 28 shkurt 2018, ku tek sheshi “Shqiponja” një person i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske xhiron ditore. Identifikohet, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në sajë të një pune të miroganizuar hetimore bën identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet. Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse). Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *