• |
ide | kryesore

Gjermania: Jemi skeptikë për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Lajme, Të fundit



Ambasadori i ri i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve gjithëpërfshirëse mes Prishtinës dhe Beogradit është vendimtar dhe do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon. Por, ai ka shtuar ai se Gjermania është skeptike rreth spekulimeve për ndryshimin e kufijve.

Në një prononcim për gazetën serbe “Danas”, diplomati ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka sjellë njëfarë përparimi që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët në Serbi e Kosovë.

“Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë: “Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm pasi t’i zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën”. Jemi shumë skeptikë rreth ndryshimit të kufijve sipas vijave etnike. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, këto ditë, disa herë është deklaruar rreth kësaj çështjeje”, – tha Schieb. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *