• |
ide | kryesore

Mish kontrabandë nga Greqia, arrestohet pronari i dyqanit në Korçë

Lajme, Të fundit



Pronari i një dyqani mishi në Korçë ka përfunduar në prangat e policisë pasi AKU i gjeti 500 kilogram mish dhe produkte mishi të ngrira me mbishkrime greke që dyshohet se janë kontrabandë. Në pranga u vu shtetasi Nazar Dvorani, 57 vjeç, nga Korça.

Kujtojmë se Dvoranit iu bllokuan më 1 gusht 2018, 350 kg mish jashtë standarteve sanitare, por ai nuk e ka ndërprerë punën por e ka tjetërsuar atë mish me 500 kg kontrabandë, pra pa asnjë dokumentacion.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *