• |
ide | kryesore

Ligji për Teatrin/ Rama takon në Kryesinë e Kuvendit Ruçin, të pranishëm edhe Veliaj e Agaçi

Lajme, Të fundit



Nesër mbahet seanca e rradhës parlamentare ku pjesë e diskutimeve do të jetë edhe çështja e Teatrit. Ndërkohë, Rama sot e ka nisur ditën me takime për të vënë në vijë gjithçka për ligjin e Teatrit nesër. Ai ka shkuar mëngjesin e sotëm në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Po ashtu, të pranishëm në takim janë dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Vali Bizhga si dhe Engjëll Agaçi. Në takim do të diskutohet për ndryshimet ligjore për çështjen e teatrin kombëtar, të cilat u bënë vetëm me votat e maxhorancës.

Jo më larg se dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për ligjin për teatrit, mes shumë debateve dhe akuzave, mazhoranca pranoi dekretin e presidenti Meta, por do të bëjë arnime në të, duke lejuar zhvillimin e garës për projektin e Teatrit ashtu siç këshillonte BE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *