• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ndotja nga shkarkimet e naftës, helmohen 6 banorë të fshatit Zharrëz

Lajme, Të fundit



Prej disa ditësh përroi i Zharrzës është ndotur nga shkarkimet e depove të naftës bruto. Si pasojë e ndotjes së naftës dhe shkarkimeve, 6 banorë të këtij fshati janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Fierit, duke pohuar se kanë pësuar intoksikim.

Pritet kryerja e analizave për të konkluduar në arsyet që kanë sjellë pasoja shëndetesore tek të rinjtë nga fshati i Zharrezes.

Njëri nga banorët, Anton Asllani shprehet se kjo ngjarje përsëritet vazhdimisht dhe se edhe para një javë ka qenë kjo situatë. Ai është shprehur se kur kanë ndjerë në fillim erën e fortë të naftës kanë menduar se kalonte ndonjë autobot aty pranë, por kur dolën jashtë panë që aty pranë po bëheshin shkarkimet e depove të naftës bruto të kompanisë shtetërore Albpetrol.

Helmimin në Zharrëz, flet Anton Asllani on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *