• |
ide | kryesore

Apeli i kreut të Komisionit Europian për anëtarët e BE: Lërini lojrat, kriza me refugjatët në rënie

Planet



Kreu i Këshillit të KE-së, Donald Tusk deklaroi se vendet e BE-së duhet të zgjidhin problemet aktuale me refugjatat, pasi numri i tyre është ulur vitet e fundit.

Këtë vit nuk kanë ardhur as 100.000 refugjatë në BE.

“Kjo është më pak se para krizës së refugjatëve. Prandaj vendet anëtare duhet të përqëndrohen tek zgjidhja e problemeve aktuale me migrantët. Nuk duhet të ndahemi në ata që duan një zgjidhje dhe ata “që e përdorin situatën për lojëra politike.” 

Për të ndalur migrimin nga Deti Mesdhe dhe punën e bandave të trafikantëve, kancelari austriak, Sebastian Kurz kërkon forcimin e Agjencisë së BE për Mbrojtjen e Kufijve Frontex. Deutsche Welle shkruan se Komisioni Europian ka bërë një propozim se si do të financohen 10.000 punonjës të policisë që do të punojnë për Frontex për të siguruar kufijtë e jashtëm të BE. Por Kurz pranoi se Italia, Greqia dhe Spanja kanë rezerva për shkak se i tremben kufizimit të sovranitetit. Edhe Viktor Orban, kryeministri hungarez mjaft i komentuar në Europë nuk i përkrah shumë planet për forcimin e Frontex-it. “Kjo është puna jonë”, nuk kemi nevojë për ndihmë nga Frontex, tha Orban.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *