• |
ide | kryesore

Kaosi në prokurori/ Stojani: Dhashë dorëheqjen, por Arta Marku e firmosi si shkarkim

Lajme, Të fundit


Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhri të rrjedhur në media të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Largimi i Stojanit, i cili mbante prej 9 muajsh postin e drejtorit të Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve u komentua me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por vetë ai në një bisedë telefonike me BIRN mohoi që çështja e tij të kishte lidhje me procedimin e 10 prokurorëve.

Stojani sqaroi se kishte dhënë dorëheqjen, por kishte marrë si përgjigje lirimin nga detyra. “Mëngjesin e 19 shtatorit, unë kam paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dorëheqjen nga pozicioni që unë kisha. Pasdite mësoj se kjo dorëheqje u miratua duke më shkarkuar nga detyra,” tha Stojani për BIRN.

“Motivet e dorëheqjes janë thuajse personale, unë kam pikëpamje tjetër në drejtimin e një institucioni, në mënyrën e funksionimit apo dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore, ndaj dhe e pashë të arsyeshme të largohesha,” shtoi Stojani për BIRN. Zyra e Shtypit e Prokurores së Përgjithshme nuk iu përgjigj pyetjeve që BIRN pati mbi dorëheqjen e një prej drejtuesve kryesorë të këtij institucioni.


3 Comments

  1. Hahahaha Arta artistja dorehoqjen e kthen ne shkarkim. Eshte bere estrade ndermarrjeje te komunizmit

  2. O injorante,
    eshte je loje shume e vjeter qe kur dikush mbasi ka mbushur kupen dhe nepermjet skuthave meson se do te pushohet nga puna nxiton qofte edhe nje ore perpara se ti komunikohet vendimi te jape doreheqjen qe te justifikoje mutin qe ka bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *