• |
ide | kryesore

Arta Marku “nxjerr” nga burgu milionerin kinez

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arta marku



Një 32-vjeçar me origjinë kineze arriti t’ia hedhë paq sot nga beteja e tij me drejtësinë shqiptare, teksa ishte i pandehur në gjyqin që u zhvillua në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit dhe organi i akuzës mbi çështjen e apelimit të masës së sigurisë ishte ish-Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 të datës 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.

Shtetasi kinez u arrestua për qëllime ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”. Masë e lëshuar nga autoritetet kineze pasi ai njihet si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë 140 milionë euro.

Ndaj tij fillimisht Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Por, Chen kërkoi zbutjen e saj dhe largimin nga qelia, për shkak se pretendonte që kishte sëmundje në kokë.

Apeli e liron

Çështja shkoi në Apel dhe gjykata vendosi masën “Arrest shtëpie” për shtetasin kinez. Vendimi erdhi me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qelinë e burgut.

News 24 ka mësuar nga burime se Prokurorja Arta Marku ka vendosur të refuzojë ankimin e Prokurorisë së Tiranës që kërkonin vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Chen.

Gjithashtu mësohet se që në fillim të seancës Marku deklaroi se heq dorë nga ankimi. Gjithashtu ajo deklaroi se personi nën hetim nuk duhet të qëndrojë në kushtet e paraburgimit, për shkak të kushteve shëndetësore.

Seanca gjyqësore në Apel vijoi kështu me shqyrtimin e kërkesës për zbutje mase. Kërkesën e dorëzoi i akuzuari që zotëron miliona. Ndërsa në përfundim u njoftua edhe zyrtarisht që u la në fuqi masa e “arrestit në shtëpi” të vendosur nga shkalla e parë. Shkaku ishte se prokurori i çështjes (Arta Marku në këtë rast), hoqi dorë nga ankimi.



6 Comments

  1. Heqja doré e akimimit te Arta Markut ndaj milionerit kinez ne kerkim nderkombetar tregon se ne Shqiperi vazhdon Drejtesia me regji.

  2. Ore ndonje haber per bosin e porcelanozes pse sna tregoni. Arrest shtepi dhe pa mbikqyrje policore due asnje biznes nen sekuestro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *