• |
ide | kryesore

Rikthehet Arta Marku, prokurorja që i shërbeu “Rilindjes” kërkon një vend në Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën e 10 aplikantëve për vendin vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të Përparim Kalos. Mes atyre që kanë shprehur interes bie në sy emri i ish-kryeprokurores Arta Marku. Në 2018 ajo u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme për një mandat të përkohshëm dhe i shërbeu socialistëve për të mbyllur disa nga dosjet, ku ishin të implikuar emra të njohur të politikës.

Lista e aplikantëve dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë për verifikim Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

NJOFTIMI

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e plotë”, e krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në datën 08.04.2022, të zotit Përparim Kalo, me vendim nr. 42 datë 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese, procedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr. 13413, datë 13.01.2022, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë shprehur interes dhe kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

Zonja Ardita Buna
Zonja Arta Marku
Zonja Arta Vorpsi
Zoti Besnik Dervishi
Zonja Elida Take
Zoti Gent Ibrahimi
Zonja Juliana Latifaj
Zoti Maksim Qoku
Zonja Manjola Xhaxho
Zoti Sandër Beci
Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, referuar pikës 2 të nenit 7/b, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, gjen rastin të kujtojë se, të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.



3 Comments

  1. po liste vk komplet. njeri me keq se tjetri..

    qiji temen edi rama se te votojne qorret e ps, , ti sblen dot 750 mije vota por ama mund tua qish nenen te gjitheve me nje te rene te lapsit

    popull idiot, edhe ankohen pse ska shtet pse ska drejtesi, pse ska pune pse skane shpi pse skane pensione pse skane buke
    po kur ti vjedh rama ca karin do kesh, populli ska nevoje per drejtesi me kto cmime, me kto afate , apo dhe tarifa ligjore dhe nen dore ska shans njeri me bo gjyq

    morrim artat , vorpsin e lanes dhe artisten e prokurorise , i bojm anetare te gj kushtetuese, pse mos te bohen ato, ushtare me te bindura s gjen edi rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *