• |
ide | kryesore

Ronela Hajati: Mami mbështetja më e madhe, për babain…

Arkiva



Ronela Hajati flet për të ëmën: “Nuk di ku do të isha po të mos ishte ajo! Për babin kam shumë deshirë të bëj një baladë por…”

 Ronela Hajati ishte e ftuara e rradhës në programin “Pop Culture”, ku për rreth 15 minuta përveç se ka kënduar i është përgjigjur pyetjeve që moderatori kishte për të.

Ndonëse daljet e saj në intervista nuk janë të rralla, fjalët e Ronelës për të ëmën kanë qenë të tilla.

Meri, siç e thërret ajo, duket se ka qenë mbështetja më e madhe e këngëtares edhe pas humbjes së të atit, pak vite më parë. 

“Meri është grua zonjë, jo se e them unë se është mami im, por se kështu është! Është nga ato nëna, që sikur fëmija më i prapë t'i bie e kthen në një njeri me goxha bagazh”, – ka thënë ndër të tjera këngëtarja. “Mami ka qenë më konservatore se babi. Babi ka qenë pak më liberal”.

Duke u ndalur te babai i saj, Marash Hajati, Ronela ka shprehur dëshirën për të bërë një baladë për të.

“Unë dua t'i bëj njerëzit të kërcejnë. Edhe kur bëj ndonjë baladë i fus ndonjë element që të lëvizin. Po kështu baladë, baladë… kam prej vitesh dëshirë te bëj një baladë dedikuar babait tim. Po se bëj se e di që atë ditë që do e bëj do jem e shkatërruar totalisht [emocionalisht]”, – ka treguar Ronela.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *