Pas zbulimit të një rasti korrupsioni në Prokurorinë e Tiranës, ku për ndryshimin e akuzës së një të pandehuri kërkoheshin 2 mijë euro, është dhënë sot masa arrest me burg për avokaten Donada Lepenica.
Për Yzeir Balën, 32 vjeç, nga Tiranë, është dhënë masa e arrestit burg pa afat, ndërsa për bashkëshortjen e tij Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë është dhënë masa ‘arrest shtëpie’.
Lepenica sipas policisë është filmuar në ambientet e Prokurorisë teksa jepte ryshfet prokurorit.
Por ndërsa avokatja dhe klienti i saj janë në burg, mbetet e çuditshme se përse nuk ka asnjë masë për prokurorin e çështjes, që ka marrë paratë.
Sipas policise, mesohet se Krimet e Rënda kane caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit:
– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )
– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë
– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë
Njoftimi i plote
Vepra penale në ngarkim të tyre “Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 319/25 i Kodit Penal.
Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit :
– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )
– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë
– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë
Për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.