• |
ide | kryesore

Blindohet gjykata, merret vendimi “burg pa afat” për Safet Bajrin

Lajme, Të fundit



Safet Bajri është njohur me masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, paraditen e sotme. Furgonë policie dhe efektivë të shumtë kanë qëndruar në hyrje të gjykatës, duke krijuar masa ekstreme sigurie.

Safet Bajri, është një nga 11 të arrestuarit e operacionit policor “Oaz” dhe sipas hetimeve, një figurat qendrore të grupit “kriminal Bajri”. Bajri u arrestua në Tiranë pas hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *