• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë jep vendimin për Safet Bajrin

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 8 vjet e 9 muaj burg të Safet Bajrit, dhënë nga Gjykata e Shkodrës me njohjen e vendimit të gjykatave belge. Bajri prej disa muajësh kërkon edhe lirinë me kusht, kërkesa të cilat janë rrëzuar nga gjykatat. Atij i mbeten edhe disa muaj nga vuajtja e dënimit, pasi 3 vite i ka shlyer në Bruksel.

Bajri u vu në pranga në vitin 2018, ndërkohë që ka bërë kërkesa të njëpasnjëshme për lirimin e tij nga qelia, të cilat deri tani janë refuzuar. Shkodrani akuzohet për trafik droge e prostitucion nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërkaq në Shqipëri, Safet Bajri u akuzua po ashtu për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri.



4 Comments

  1. Lirojeni fare, eshte ne nje nivel me krimet e ridhjerjes..Perderisa ata as nuk po gjykohen perse ky krimineli duhet te beje burg?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *