• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama, kukull e oligarkëve. S’mund të ketë pushtet pa ta

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike për “Çlirimin e Ekonomisë” nga krimi. Sipas Lubonjës, kjo lëvizje i duket pozitive, pasi është mënyra për t’i treguar kryeministrit se nuk mund të vendosë ai për çdo gjë. Sipas Lubonjës, Rama ka një mbështetje të fortë nga oligarkët.

Oligarkët tha Lubonja, janë bërë aq të fuqishëm sa përdorin politikanët si kukulla e maskë për t’u fshehur,

“Fillimisht më duket pozitive, se nuk është Edi Rama ai që mund të vendosë për çdo gjë, por ai e bën këtë falë një mbështetjeje të fortë që vjen nga paratë. Sistemi e ka bërë të rrezikshëm personin. Për çlirimin nga e keqja duhet goditur sistemi. Është e rëndësishme që njerëzit e dinë të keqen. Është një gjë që nesër ja kërkon edhe pse zhgënjehesh. Më përpara përdoreshin vetëm emrat Nano, Berisha, Rama, Meta, po emrat e oligarkëve nuk dilnin. Këto janë kukulla, s’mund të ketë pushtet pa oligarkët. Shqipëria vend i vogël dhe e keqja nuk fshihet dot. S’bëhet fjalë vetëm për personin e keq, por për sistemin e keq që ka marrë personin përsipër, si kukull. Por duhen gjetur instrumentat që si do shkatërrohet ky sistem. Ky është hap tjetër që opozita duhet ta dijë qartazi,” tha Lubonja për News 24.



10 Comments

  1. Analiza e Lubonjes eshte reale, e prekshme e lexueshme tashme. Te gjitha fondet publike, me disa procedura shabllone dhe qeshareke prokurimi, shkojne direkt ne duart e 5-6 biznesmeneve, qe vetem pas kesaj mbeshtetje te forte politike, e kane shumefishuar kapitalin e tyre per 10 vjet. Asnje ligj ne finance nuk e njeh kete norme ekspansioni. Asgje nuk eshte intuite as inisiative. Eshte DHURATE!
    Dhurate e bere nga Kryeministri drejt ketyre “lavatriceve” te cilat kthejne mbrapsht 80-90% te fitimit. Nuk ka gare, nuk ka konkurence te ndershme. Ose do pranosh keto kushte, ose do falimentosh.
    Keta “biznesmene”kane penetruar dhe mbijetuar me te dy krahet politike, dhe jane te paprekshem dhe nga PS dhe nga PD.
    Rama do marr cka per te marr e do iki, pastaj do vij Luli, do bej sikur lufton korrupsionin, do marr ca do marr e keshtu me rradhe gjithe shqiptaret brenda ketij rrethi vicioz.
    Ka 28 vjet keshtu, nese mbani mend. Dha sa duhet te vazhdoj, qe shqiptaret te kuptojne qe nuk po qeverisen por po sundohen nga 2 forca politike , qe ne thelb jane njerez qe kane marreveshje me njeri tjetrin, dhe luajne rolin e rotacionit politik!!!!!

    1. Je ca pusht ti Fotaq.

      Ti shkruan:
      Keta “biznesmene”kane penetruar dhe mbijetuar me te dy krahet politike, dhe jane te paprekshem dhe nga PS dhe nga PD.

      Nuk është e vërtetë.

      Vetëm në kohën e qeverisjes rilindase ata kanë marrë atë fuqi që kanë sepse i ndajnë të ardhurat me edvin drogën, gjë që nuk ka ndodhur NË KËTË MASË kur kanë qeverisur kryeministra të PD.

      Prandaj relativizimi i situatatave synon të vejë në gjumë shqiptarët me mendimin se nuk ia vlen të luftosh kundër edvinit se njëlloj do të jetë edhe kur të vijë Basha.

      Basha nuk ka e as ka pasur as deputetë, as kryebashkiakë dhe as zyrtarë të lartë me rekorde kriminale dhe administratë kaq injorante sa kjo e rilindjes.

      Prandaj PËRMBYSJA ME DHUNË e rilinddjes është çeshtje emergjente e shqiptarëve.

    1. Mëso fjalët mirë pastaj shkruaj fjalitë, sepse idetë i ke të hashashizuara.
      Idiot!

  2. Toso, Bechetti oligark ishte!? Jo per gjo por nese ishte i tille dhe duke besuar ne njohirte brilante qe ti mbart, na paskesh qen nje hap i mire qe ka bo qeveria. Prandaj do ishte mire te na sqaroje se askush tjeter nuk e di mo mire se ty kete histori.

  3. Opozitarizmi i eger, por me llogjike e aresye i z ,Lubonja, i cmend e i ben keta sherbetore te qeverise qe te na bejne kontra puntin, si, e si qe te mbulojne, e shuajne te vertetat qe zoteria i thote me kurajo e balle per balle. Persa i perket Vechetit, po themi qe qeveria beri mire, por,,,,po per ter keta vjedhesite oligarket e tjere qe kane marre parate e popullit nga kjo qeveri pse nuk vepro ky shtet? Ketu del se menyra, e vjedhjeve, e pervetesimeve ka profesioniste qeverine, si, e si per te eliminuar konkurentet, e mbeshtetur vetem ne nje grusht oligarkesh qe i sherbejne, e ndajne parat e shqiptareve ne duart e tyre.Me kesi menyrash, kjo ekonomi po shkon drejt kapitullimit, pa zhvillim, e pa investim nuk do kemi perparim.

  4. FUX-o, nuk e di se c’moshe ke por ne vitet e para te pushtetit pushtit Sali 93-94, kur filluan vjedhjet e para te pronave PD doli me tezen se qe te krijojme shtetin tashme demokratik apo kapitalist del si nevoje krijimi i nje klase te pasur e cila me pas per te ligjuruar pasurine do te hartoje ligje per mbrojtjen e saj. Ky ishte thelbi i filozofise se programit te saj.
    Mbetem me shprese qe te mos jesh qe te mos aq idiot qe te mos kuptosh se ku po shkon kjo ekonomi

    1. Or idiot komunist, ish komunistët u bënë kapitalistë, ndërsa ish pronarët akoma nuk kanë marrë pronat e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *