• |
ide | kryesore

Problem për Inter, kundër Fiorentinës pa Spalletin

Sport



Ka shkuar keq për Luciano Spalletti i dënuar një ndeshje skualifikim për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen Sampdoria-Inter të së shtunës pas golit vendimtar të Brozovic. Gjykatësi Sportiv ka vendosur kështu që tekniku i Inter të paguajë “për arsye se, në minutën e 49′ të pjesës së dytë, menjëherë pas realizimit të golit, ka mbajtur një sjellje problematike kunddrejt Arbitrit të katërt, duke dalë nga zona teknike”.

Tekniku toskan nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen e nesërme në San Siro kundër Fiorentinës.

Një ndeshje është dënuar edhe zv/trajneri i Genoa, Carlo Regno e preparatori i portierëve, Alessio Scarpi. Mes lojtarëve të dënuar është Zajc (Empoli) me një ndeshje, ndërsa shoqëritë e gjobitura janë Milan e Torino (4.000 euro), Frosinone (3.000 euro), e Roma (2.500 euro).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *