• |
ide | kryesore

Arrestohen në Morinë dy amerikanë, erdhën në Tiranë për të prodhuar droga të forta sintetike

Lajme, Të fundit

Dy shtetas amerikanë janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi po tentonin të largoheshin nga Shqipëria.

Dy amerikanët kishin ardhur në Tiranë për të prodhuar drogëra sintetike.


Drejtori i Departamentit të Policise Kriminale dhe prokurori Besnik Muci dolen në një konferencë për median për detajet.

Të arrestuarit janë: ” Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA.  Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA”

Prokurori për të treguar rëndësinë e këtij operacioni vuri në dukje këtë fakt: Amerikanët ishin në kushtet e përgatijes së drogërave shumë të forta sintetike. Jemi shumë të rrezikuar nga ky fenomen”

Në operacion kanë marrë pjesë dhe agjentë të DEA. Hetimi ka zgajtur rreth një muaj kohë që u desht për të zbuluar vendstrehimin e tyre.

Mësohet se ata janë kapur teksa po tentoheshin të largoheshin nga Shqipëria.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu