• |
ide | kryesore

Vetingu në politikë/ Debat mes palëve në Komision, PS kërkon opinion në Venecia, PD: Pse keni frikë

Lajme, Të fundit



Keshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kane miratuar kalendarin e punimeve për shqyrtimin e opozitës për ndryshimet kushtetuese ne kuadër te realizimit te vetingut ne politike, te propozuar nga PD-ja.

Demokrati Enkelejd Alibeaj, e ka quajtur kete nje tentative te qarte zvarritëse te asaj qe sot është emergjence kombëtare, pastrimit te politikes përmes vetingut, njësoj si ne drejtësi.

Mbledhja u shoqëruar me debate mes palëve politike PD-PS. Deputeti i PS-së, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka theksuar se deputetët kanë të drejtën e votës për amendim të Kushtetutës por jo të drejtën për ta shkelur atë. Në vijim të kërkesës së PD-së, nëse do ta bëjnë apo jo vetingun në politikë, ai ka thënë se do të kërkohet opinion i Komisionit të Venecias.

Debati

Ruci: Çfarë propozimi ke?

Alibeaj: Po më lër ore, ca ke siklet, pse ke siklet, ai ju ka thënë bëni c’është e mundur ta shtyni në kalendat greke dhe të fusni shkopinj në rrota.

Manja: Ne kemi të drejtën e votës, edhe për Kushtetutën, por në asnjë mënyrë nuk kemi monopol për të shkelur kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit kur bëhet fjalë për nismë kushtetuese që kërkon amendim të Kushtetutës. Propozojmë si relatore, Vasilika Hysin. Kërkojmë opinion në komisionin e Venecias.

Alibeaj: Pse keni frikë, pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga barazia e ligjit. 4 vite e rrahët si çështje vetingun e prokurorëve, angazhuat shoqërinë civile, publikun, ekspertë. Ca ka këtu për ekspertizë artificiale për Venecian? Keni kurajë politike për ta pranuar apo jo, do ta bëjmë apo jo. Kur Balla tha se e kam mik atë, nuk ju pyeti juve, ku Xhafaj mbaronte vëllanë, nuk ju pyeti juve, kur Cyrbja fliste në telefon me bandën e Shullazit nuk ju pyeti, për cfarë keni frikë ju?

PD: Si do behet vetingu ne politike 

Partia Demokratike sqaron propozimin e saj për mënyrën se si do te behet vetingu ne politike, përballe deputeteve anëtare te Këshillit te Legjislacionit dhe te Ligjeve, ne Kryesine e Kuvendit.

“Propozimi ynë është fare i thjeshtë: veting me të njejtin formulim ligjor si për prokurorët, gjykatësit dhe policët”- ka thene para deputeteve demokrati Ored Bylykbashi.

 



4 Comments

  1. Ec e mos qesh pastaj. I thot muti kakes, pse keni frik? Thua ti, keta te pales tjeter jan engjej e kan qen ter jeten me kryq ne kurriz. Nje show karagjozesh.

  2. Qe te lehesh, leh, por kur e mira dhe e ardhemja te fton qe ta perkrahesh, prape leh,,, e nga do ju vije e mira dhe e aredhmja? Per vetingun e politikaneve pa perjashtim, duhet te jemi te tere, e ta perkrahim, e jo te behemi me ata qe na kane rjepur, e po na rrjepin edhe me shume, e prape kurrizi yne po i duro. Mos u hidhni nga dega me dege,kjo duhet bere qofte edhe me referendum, shpetim s,ka per banditet, e mafiozet e ketij vendi. Kush eshte atdhetar, e patriot per zhvillimin e perparimin e vendit duhet te jete per vetingun e politikaneve, vetem largimi e denoncimi i bemave te tyre do bjere perparimin e ekonomise e demokracise, sepse sot keta nepermjet mashtrimeve, e perkrahjeve politike abuzojne mbi kete popull

  3. Me heret kundra vetingut te drejtesise,te policeve tani thone ta bejme si po behet vetingu i drejtesise policeve te bejme dhe te politikanve por nuk thone kush e ben,atehere nuk donim por tani duam kjo eshte PD sot e kupton njeri cfare corbe duan te gatuajne keta komunista te kthyer ne demokrat si saliu,tritani,bujari e shume e shume te tjere

  4. Vetingu/ spastrimi i hajdutevet ne politike eshte e domisdoshme.
    Si te besoj ky popull se po behet shtet ku ne politike akoma jane ata qe e cvaten/ shkaterruan shtetin keto 27 vitet e fundit??
    Eshte vetem budallek dhe qesh nga zorja ku shikon ne opozite Saliun, Lulin, moniken, etj-etj…
    Atyre u iku koha ashtu sic i iku dhe Enveri..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *