• |
ide | kryesore

76-vjeçari pastronte tokën, gjen 11 predha

Lajme, Të fundit



Një fermer që po pastronte tokën nga barërat e kqëinj duke i vënë flakën fatmirësisht ka parë në kohë disa predha në tokë.

Ngjarja ka ndodhur më parë në fshatin Metallë të Shijakut, ku shtetasi 76-vjeçari R.D. ka mundur t’i shpëtojë vdekjes.

Nëse ai do tu kishte vënë flakën mbetjeve bimore, predhat mund të shpërthenin, duke shkaktuar një tragjedi.

Bëhet fjalë për 11 predha artilerie të vjetra të kalibrit 76 mm. Pa humbur kohë, fermeri ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit shkoi me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Predhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe nisën hetimet për identifikimin e personave që mund t’i kenë lënë aty. Ndërkohë, materialet u kaluan në Prokurorinë Durrës, për vlerësim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *