• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron zyrtarët: Çdo qytetar ka forcën t’ju largojë nga puna

Lajme, Të fundit



Plot 22 553 qytetarë në nivel qendror dhe vendor i janë drejtuar deri tani platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqeduam.al, ndërsa 21 239 prej tyre kanë gjetur zgjidhje.

Në aktivitetin e organizuar në Korçë, “E gjithë vëmendja për ju”, kryeministri Edi Rama solli edhe njëherë në vëmendje rëndësinë që ka platforma e bashkëqeverisjes për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Kryeministri informoi se, janë 462 raste masash disiplinore, paralajmërimesh për largime nga puna, largime nga puna apo dosje të referuara në prokurori, për të cilët hetimi administrativ ka nxjerrë përgjegjësi dhe ka rekomanduar masën përkatëse”.

Çdo qytetar, theksoi ai, ka fuqinë e pushtetit ekzekutiv, sepse ne e besojmë termin bashkëqeverisje.



6 Comments

  1. Me qe je ne Korce thoju te mos mbjellin Patate o psikopat se nga 200 l te vjetra kg shkoi ne 500 deri ne 800 l te vjetra kg..se mos harrosh o i pritur ne tru te vogel.

  2. Bravo edvin, duke bërë shpesh këto marifete me pushime nga puna ua ke futur frikën në palcë qelbësirave rilindase dhe prandaj ata në çdo moment përpiqen të shprehin përulësinë e tyre nda teje

    Edhe sikur ti pushosh të gjithë nënpunësit(ma merr mendja se 70% e tyre e meritojnë se janë të paaftë), prapë ti synon të emërosh përsëri të njëjtë të paaftë sepse ti nuk ke hallin të ndërtosh e të krijosh, gjëra këto që i bëjnë të aftët dhe të talentuarit, por ti ke hallin të sundosh dhe i paafti është më kollaj të sundohet.

  3. Janë rreth 500 mijë shqiptarë që gjate qeverisjes së Ramës, kanë braktisur Shqipërinë .
    Këto 500 mijë qytetarë shqiptarë me këtë veprim, kanë denoncuar keqqeverisjen e Ramës.
    Pra ai duhet të kuptojë se duhej të jepte dorheqjen si kryeministër 500 mijë herë derisa pretendon që çdo qeveritar duhet të largohet nga puna nëse ka qoftë edhe një qytetar ankesë për te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *