• |
ide | kryesore

Kryetari i PS “gjoba” bizneseve, ndërhyrjet e partisë për ta nxjerrë nga burgu

Arkiva, Kryesore



Kryetari i Partisë Socialiste në njësinë Nr. 3 në Tiranë u arrestua nga policia për korrupsion. Në respekt të një tradite tashmë të konsoliduar në radhët e Rilindjes, ai mbante dy emra. Për këtë arsye, në njoftimin që nxorri policia jepet emri Artaj Kroj, ndërsa miq, të afërm dhe simpatizantë socialistë e njihnin si Marjels Kroj.

37 vjeçari ishte zyrtari më i lartë në degën e PS në Tiranë për njësinë Nr.3, dhe si përfaqësues i Rilindjes, drejtonte organizatën politike në një nga zonat më me influencë në kryeqytet, që përfshin zonën tek Brryli, deri tek ish Kinostudio.

Bashkë me këtë funksion në parti, Artan Kroj ishte emëruar edhe si Inspektor i Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave, Tiranë, në Sektorin e Zbatimit.

Por veç këtyre dy punëve, Artan Kroj dyshohet se ishte bërë pjesë e një skeme gjobëvënieje ndaj bizneseve. Jo në Tiranë tek njësia.3, por në Durrës.

Policia tha se kryetari i PS-së, Artan Kroji u vinte gjoba bizneseve në Durrës, sipas një skeme të ngritur dhe të zbatuar bashkë me dy inspektorë të tjerë. Njëri prej tyre, Gentian Elezi, 29 vjeç është arrestuar, ndërsa bashkëpuntori tjetër një 43 vjeçar me inicialet P.H, është shpallur në kërkim.

“Të lart-përmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast” thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk dihet nëse dy bashkëpuntorët e tjerë të Artan Krojit janë funksionarë në Partinë Socialiste, por policia tha se ata të tre vepronin si grup për të marrë ryshfete nga bizneset, duke i kërcënuar me gjoba. Ryshfeti vilej në shuma të mëdha, deri në 2 milion lekë të vjetra, në varësi të shkeljeve që konstatoheshin.

Tentativat për ta liruar

Historia nuk mbyllet me kaq. Arrestimi u krye në datën 1 tetor, në bazë të urdhër-arrestit që nxorri Prokuroria e Durrësit, por është mbajtur i fshehtë nga policia. I pari që e njoftoi ishte deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, sipas të cilit ndërrimi i emrit për socialistin e arrestuar nuk ishte një rastësi. “Artan Kroi nuk duhet te ishte fare ne administrate,sepse ai rezulton i denuar me 7 vjet burg per trafik nderkombetare droge ne Greqi ne vitin 2004 me emrin Marjels Kroj” shkroi Myslim Murrizi.

Ndërkohë një ditë më pas, janë denoncuar disa ndërhyrje për ta liruar kreun e PS-së të arrestuar për gjobëvënie. Sipas Berishës, një zv.Ministër i Jashtëm është parë në ambjentet e komisariatit ku mbahej i prangosur Kroj, në përpjekje për të ndikuar në punën e policisë. Sipas Berishës, zv.Ministri i Jashtëm është parë rreth orës 18.00 në ambjentet e komisariatit bashkë me titullarë të tjerë të institucioneve, për të ndikuar në rastin e Krojit, kryetarit të PS-së që u vinte gjoba bizneseve.

Që Artan Kroj është një nga funksionarët e partisë, të cilët janë aktivë në fushatat e PS-së, e tregojnë edhe këto foto kur ai shfaqet bashkë me deputeten e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka gjatë fushatave elektorlale.

Arrestimi i Artan Krojit, një prej zyrtarëve të lartë në strukturën e PS-së, që sot mblidhte vota në Tiranë dhe nesër mblidhte gjoba në Durrës tregon edhe njëherë për nivelin e degradimit të strukturave të Partisë Socialiste, të cilat përballë tepsisë që i lanë bosh aleatët i janë dorëzuar totalisht babëzisë së pushtetit.

 



19 Comments

  1. Korrupsioni!? Nuk na thate ndonje gje te re . e dine te gjithe . Ketu problemi eshte se nga dita ne dite dalin filiza(kryetar bashkish, drejtor, deputete) qe si denim te pare e kane jasht kufijeve dhe per çudi te gjithe per droge , vrase apo veprimtari kriminale . Te jete e rastesishme per rilindjen dhe rilindasit kjo gje ? Nuk besoj . Thirrjes se Muç Nanos: qelbesira kudo qe jeni bashojuni rilindjes , keto filiza ju pergjigjen me zell por edhe rilindja i priti krahapur . Ndersa une do ju thoja : kurva kudo qe jeni bashojuni nenes kurve , rilindjes .

  2. Per saktesim min Bashkia nr3 nuk mbulon brrylin ate e ka 2,se ndodh kur informacionin e merni nga saliu shabllon,dhe ky sali i mbronte me cdo cmim si Arben Sefgjinin drejtorin e madh te tatimeve,po strukturat shtetrore te ushtrise dhe shik qe leviznin drogen e lazaratit pa i hyre gje ne kembe,ne ndryshim nga sot atehere nuk kishte portale per ti bere publike prandaj sali mbyllja halete ketyre dobicerve se qelben dynjane

    1. i pa emer por me mut ne tru e goj-trego ta futi roshi ne grup,rraja me ballen apo ishte frroku e ndoka,apo mos ja fute edvinit se ai o kokain o qirje ne byth don si ministri i jashtem ditmut bushati.po ik se nuk ka bir nene qe i mbron keta qelba pos qenwfit negjmije ki jeni ngjizur e lindut ti,ruqi,rama,ilir beqja,baba taku,e neproduktet frrok,ndok e ky muti tash.

    2. Aha, domethene meqenese ka ndodhur edhe me pare, tani nuk paska problem qe po ndodh perseri e 100 -fishuar! Pyes veten nese paguheni me numer karakteresh te postimeve apo me nivelin e idiotizmave qe shkruani? Sa per dobice dhe qelbesira shikoji se i ke me shumice tek “oborri yt”.

  3. i pa emer por me mut ne tru e goj-trego ta futi roshi ne grup,rraja me ballen apo ishte frroku e ndoka,apo mos ja fute edvinit se ai o kokain o qirje ne byth don si ministri i jashtem ditmut bushati.po ik se nuk ka bir nene qe i mbron keta qelba pos qenwfit negjmije ki jeni ngjizur e lindut ti,ruqi,rama,ilir beqja,baba taku,e neproduktet frrok,ndok e ky muti tash.

  4. O K ari i lapsit mos perserit dy here te njejten ti ke diplome te vitrina e saliut,skifteri lapsit punon pe saliun dobicin e dobicave ne vucidol.xhelal mziu perdhunues do thuash ndonje fjale nga mencuria qe ke o Kar

  5. ekipi dizinformues i Fuges eshte ne pune te plote nuk i mjafton gazeta tema mero gelbazes por duhet te dhjesin dhe tek lapslleku .

  6. O gazet shpifjesh. Ndani mendjen kjo policia e kujt eshte? Se nuk po dini me cfar po shkruani. Se sipas ides tuaj keta dhe i arestokan vet dhe nderhyjn per ti liruar.. Na thoni cila nga keto eshte e vertet?

  7. Keta te frpd jan gallat. Jan vet ata nja 5-6 vete qe shkruajn ketu me shume pseudonime te ndryshme dhe u thon te tjerve ju shkruani.

    1. Tani e dine te gjithe qe ju paguheni per kete pune.Cdo dite vini nga 5, 6 emra dhe filloni te hani deris tju vije dita e rroges.

      1. Nuk i paguan edvini këto lloj hajvanësh, ata janë përdorues droge dhe shpërblehen me cigare hashashi.

    1. me vampir se enveri,ramizi,kristaq rama,spiro koleeka,gjelil gjoni,baba taku,ruqi nuk ka ne bot ,por ju qelbeve te stalinit nuk ju mjaftoi thirret dhe rosha,dosha,xhafa,tahira,edvina e mutes tjer.

  8. Saliu e mbajti Arben Sefgjinin drejtor te tatimeve duke e mrojtur deri ne fund,ky mbrojti grupin e zjarrit te gardes nuk mbarojne bemat e saliut,kurse ju skiftera mbroni kete kerme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *