• |
ide | kryesore

“Plagët nga një aksident”/ Eksperti hedh poshtë pretendimet e Xhisielës: Gënjen!

Lajme, Të fundit



Eksperti Sokrat Meksi konfirmoi se pretendimi i Xhisiela Malokut se dëmtimet që janë shpalosen në raportin mjeko-ligjor bërë më 25 Korrik në një aksident rrugor, nuk qëndron. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha gjithashtu tha se në raporton që e ka këqyrur pohohet se djegiet janë nga “veprimi termik i prushit të cigares”.

Pjesë nga Intervista

Ylli Rakipi: Ajo e hedh poshtë variantin e parë dhe thotë se dëmtimet i ka marrë në aksident që përfshin kufijtë e një viti, dmth ka një vit… Po të ishin ju eksperti mund t’iu gënjente?

Eksperti: Në 25 ka një sërë dëmtimesh, ekimoza, mavijosje, dërrmishje që është shfletësim i epidermës, dhe dy dërrmishje në kofshë nga veprimi termik i prushit të cigares. Pretendimi se ka nga një aksidnet as që diskutohet se do kishte dëmtime shumë më të rënda, ajo s’qëndron.

Ylli Rakipi: Pra e përjashtoni në mënyrë absolute që ka pasur dëmtime një vit më parë?

Eksperti: Jo.

Ylli Rakipi: Mund të ngatërrojë një ekspert plagët e vjetra?

Eksperti: Jo.

Ylli Rakipi: Pra pretendimet bien që kemi të bëjmë me plagë të vjetra?

Eksperti: Po.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *