• |
ide | kryesore

“Gjaku ishte përhapur kudo”, kamarieri tregon momentet e tmerrit nga vrasja në ish-Bllok

Lajme, Të fundit



Një skenë e përgjakshme përshkruhet nga një kamerier i lokalit, ajo e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish Bllokut në kryeqytet.

Sipas dëshmisë që kamerieri i lokalit ka dhënë për hetuesit, është shprehur se ka pasur më shumë se 10 të shtëna me armë zjarri.

“Ishte një kasaphane, gjaku ishte përhapur kudo në dysheme”, mësohet të jetë shprehur punonjësi.

Viktimë nga atentati ka mbetur Rigers Gaxha, i cili njihet si  truproja e Ervis Martinajt. Ky i fundit dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit.

Ervis Martinajt dhe Laert Hasa kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.

Të dy janë transportuar në spitalin e Traumës. Laert Hasa është në gjendje të rëndë shëndetësore, bënë me dije burime spitalore, ndërsa gjendja e Martinajt është e stabilizuar.



1 Comment

  1. ”’Sipas dëshmisë që kamerieri i lokalit ka dhënë për hetuesit…”’

    Po si e moren vesh keto portalet se cfare ka thene kamarieri ne hetuesi ? Une e di se keto deponime ne hetuesi jane discrete deri sa te perfundojne hetimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *