• |
ide | kryesore

Tronditet Vlora/ 22-vjeçari ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij (EMRI)

Arkiva, Lajme, Të fundit
vrarë



Një i ri ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin bregdetar të Vlorës. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri” rreth orës 22.00 pranë Poliklinikës së qytetit.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se 22-vjeçari i identifikuar si Gëzim Sinomataj është qëlluar kur ndodhej në banesën e tij. Dyshohet se ai është qëlluar me një armë snajper nga jashtë banesës.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Në 4 janar të vitit 2022, të riut i kishin vënë tritol në makinë. Nga shpërthimi në atë kohë nuk ka pasur të lënduar pasi në automjetin e parkuar nuk ndodheshin persona. Në atë kohe ngjarja u konsiderua si mesazh.

U vra sot në një atentat, Viktimës i vendosën tritol në

Një vit më pas duket se autorët nuk e kanë kursyer duke i marrë jetën. Gëzim Sinomataj ka qenë emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje, ndërsa rezultonte i dënuar në Belgjikë. Viktima është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve. ©LAPSI.al

 



3 Comments

  1. Duhet te jesh i viteve te fundit pjeshke…nuk te vret kush kot…keshtu eshte kur nuk ka drejtesi..lexo historine dhe do e gjesh pse eshte vrare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *