• |
ide | kryesore

Grupi “Nirvana” drejt ribashkimit?! (Video)

Paparazzi, Slider



Ç’do të ndodhë më 6 tetor në “CalJam 2018”, festivali i “Foo Fighters”, në Kaliforni? Janë të shumtë ata që presin ribashkimin e “Nirvana”. Ëndrrat e fansave u ushqyen nga grupi i Dave Grohl, që postoi një mesazh në rrjetet sociale për programin, shoqëruar nga video të performancës së Grohl, Krist Novoselic e Pat Smear në vitin 2014 në Nju Jork, për hyrjen e “Nirvana” në “Rock and Roll Hall of Fame”.

Shenja që tjera që entuziazmojnë fansat është edhe performanca e grupit të Krist Novoselic, “Giants In The Trees”, si dhe “Deer Tick”, këngëtari i të cilit John McCauley kishte interpretuar lokalistin e ribashkimit të “Nirvana” në vitin 2014.

Ndërkohë, më 1 shtator në Siatëll, në koncertin e “Foo Fighters”, u ngjit në skenë Krist Novoselic, së bashku me grupin, ku bën pjesë edhe Pat Smear, që shoqëronte edhe grupin e Kurt Cobain në koncertet live, dhe interpretuan një përpunim të “Vaselines”, “Molly’s lips”, e bërë e njohur nga “Nirvana” dhe ishte pjesë e albumit “Incesticide”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *