• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Ku ndodhet Elvana Gjata, gazetari jep info për një vend evropian

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme Elvana Gjata është shpallur në kërkim policor. Këngëtarja dyshohet se ishte se ishte shkaku i përplasjes me armë që ndodhi në një lokal në zonën e Bllokut ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerët. Ajo pas ngjarjes u larguar jashtë vendit, por nuk dihet vendndodhja e saj.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” është folur për atentatin që ndodhi në datën 4 korrik në zonën e Bllokut. Vetë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka thënë se sipas informacioneve të tij këngëtarja është larguar për një koncert drejt Gjermanisë dhe se mund të jetë akoma atje.

Për ngjarjen e rëndë të arrestuar janë shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe Geldo Hoti i kapur në Gjirokastër në tentativë për tu larguar. Ndërsa  janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo.

Përplasja me armë ka ndodhur pas një debati momental. Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave.

Në përplasjen me armë u përfshi dhe një efektiv i Forcave Komando, Marviol Bilo, pjesëmarrës në disa misione paqeruajtëse në Afganistan, i cili është personi që ka qëlluar mbi Fabian Gaxhan duke lënë të vdekur.

 



3 Comments

  1. Ju a thashe qe ate dite qe doli lajmi qe eshte larguar, qe si ka mundesi eshte lejuar te largohet. Apo keshtu eshte stili, ik se pastaj bejme sikur te kerkojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *