• |
ide | kryesore

Margot Robbie, portretizim i Barbie në film

Paparazzi, Slider


Një qafë dy herë më të gjatë e më të hollë se vajza mesatare. Këmbë 50% më të gjata se krahët. Po flasim për kukullën ikonike, Barbie. Së shpejti do të punohet për një film gjysëm të animuar për të, por me këto përmasa vështirë të gjendet një aktore për rolin e saj.

Gjithsesi, qarkullojnë lajmë se aktorja Margot Robbie mund të jetë duke konkuruar pikërisht për të qenë “Barbie” e ardhshme.“The Hollywood Reporter” ka treguar se Margot është në bisedime e sipër me kompaninë Warner Bros. Filmi synon të arrijë standarde të larta, dhe të mos ketë të njëjtin përfundim si ato me Amy Schumer dhe Anne Hathaway që u lanë përgjysmë.

Thuhet gjithashtu se për prodhimin e filmit do të ngarkohet kompania e vetë aktores. Ky do të jetë një tjetër sukses për të.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *