• |
ide | kryesore

Alarm kuqezi: pas Mihaj, dëmtohen edhe Veseli dhe Ramadani, Panucci thërret alternativat

F1, Sport



Mungesat për shkak të dëmtimeve kanë karakterizuar në pjesën më të madhe të rasteve zgjedhjet e teknikut të Kombëtares, Christian Panucci, në Ligën e Kombeve. Sikur të mos mjaftonin elementët e rëndësishëm pa të cilët tekniku Italian duhet të bëjë: Armando Sadiku, Odise Roshi, Sokol Cikalleshi dhe Amir Abrashit, fati i keq po e ndjek italianin akoma.

Dëmtimi pas 6 minutash në miqësoren me Jordaninë i mbrojtësit Enea Mihaj, ishte vetëm i pari nga seria që do të penalizonte kuqezinjtë, pasi edhe Frederic Veseli e Ylber Ramadani janë larguar nga qendra e grumbullimit për shkak dëmtimi. Për ironi të fatit Veseli zëvendësoi pikërisht Mihajn e dëmtuar bnë fushë dhe u dëmtua gjithashtu.

Lajmin e ka konfirmuar Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare, ku shpjegon se për shkak të tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese.

Në këtë pikë, kur edhe Andi Lila ka marrë leje për tu larguar e Giaccomo Vrioni i është bashkuar U-21 të Alban Bushit, tekniku Christian Panucci, ka thërritur alternativat Ivan Balliu e Sabien Lilaj. Dy lojtarët duhet ti bashkohen skuadrës brenda ditës dhe do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, për sfidën e 14 tetorit në Izrael.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *