• |
ide | kryesore

“Lëshomë se do t’i vras të gjithë”, i mbijetuari tregon masakrën e Matit

Lajme, Të fundit



Një tjetër i mbijetuar nga masakra e Matit rrëfen dinamikën e ngjarjes së tronditi vendin, me tre të vrarë dhe një të plagosur. Brigaderi, Gëzim Hoxha, thotë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondave dhe se Koxha kishte dy karikatore të tjera me fishekë me vete. Sipas tij, autori i masakrës Kujtim Koxha pasi zbrazi një karikatore në drejtim të tyre i tha kryeplakut që i kapi automatikun: Më lësho se do ti vras të gjithë!

Gëzim Hoxha ndodhej në lokalin në Shëlli të Matit, ku humbën jetën tre persona dhe një mbeti i plagosur.

Brigadieri i Ndërrmarjes së Shërbimeve nuk pësoi lëndime por i shokuar nga ngjarja thotë se mes punonjësve tashmë viktima dhe autorit nuk ka pasur asnjë konflikt për shtrimin e rrugës.

Ai thotë se Kujtim Koxha i akuzuar si autori i masakrës ishte në lokal prej disa orësh duke hedhur dyshime se mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Por ngjarja mund të kishte të tjera përmasa nëse punonjësit e biznesit aty nuk do ta kishin ndaluar 51 vjeçarin.

Mësohet se Koxha, autori i masakrës me tre viktima në Shëlli të Matit ka pranuar krimin në polici dhe ka heshtur pas arrestimit.

Burimet thanë se ai nuk ka dhënë asnjë detaj për motivin para grupit hetimor, duke lënë ende të mbuluar me mistere shkakun e masakrës.
Motivin nuk di ta thotë saktë as Astrit Hani, i mbijetuari i sulmit me kallashnikov. Ai shprehet se ishte duke riparuar një defekt të makinës në kohën kur dëgjoi 51 vjeçarin të konfliktohej me punonjësit e bashkisë.

Ai tha se e dëgjoi ti kërcënonte kolegët se “do ta mësonin shpejt se kush ishte” teksa largohej.

Tre viktimat u përcollën këtë të premte për në banesën e fundit me ceremoni familjare në fshatrat e lindjes, ku asnjë nuk pranoi të komentojë ngjarjen e rëndë, ndërsa Hani vazhdon të mjekohet për dy plumbat që mori në këmbë.

Lexoni dëshminë e plotë të Gëzim Hoxhës

Sa u futëm në lokal dhe po vinte buka, krisi automatiku

U nisëm në mëngjes si gjithmonë dhe ikëm në destinacionin e punës në fshatin Shëlli për riparimin e rrugës kryesore. Nga ora 8 ishim aty, morëm makineritë dhe vazhduam punën.Ky personi më thanë se ka qenë tërë ditën në atë lokalin e vogël aty. Nuk e njihnim. Vazhduam punë. Mbaruam rrugën kryesore rreth orës 1 dhe u thamë shoferave shkoni se do hamë bukë tek lokali. Shoferët ikën çerek ore aty para lokalit ndërsa unë me kryeplakun po shihnim një rrugë për ta bërë. Shkuam tek lokali, u futëm brenda. Sa u futëm brenda aty ka kris automatiku, në fillimin e bukës.

Vrasja jo për rrugën, nuk ka bërë asnjë kërkesë

Janë gënjeshtra ato që thotë për 10 metra rrugë sepse nuk i është bërë kërkesë asnjërit. Ne do të bënim të gjitha rrugët se na u dha urdhër nga kryetari i bashkisë që do të rrinin dhe një javë tjetër që të mbaroni të gjithë rrugët e fshatit Shëlli. Do të vazhdonim ditën e hënë nga lagjia, unë nuk ia di shtëpinë por atje poshtë. Nuk i ka thënë kujt për rrugën. Të dalë dhe të thotë që i ka bërë kërkesë njërit për rrugën. Ka pas sebep tjetër nuk e di unë, punë pune jo.

Autori i masakrës zbrazi një karikatore dhe kishte dy rezervë

Ne kemi hyrë në lokal.Kemi hyrë rreth orës 2. Në orën 2 pa 10 ka kris automatiku.Në 13:52 kam lajmëruar kryetarin e bashkisë.Nuk është fut fare në lokal as ka fol, vetëm shihej automatiku. I ngeli hapur karrikatorja.I nxori të gjithë plumbat. Kur dolëm jashtë kishte pasur dhe dy karrikatore të tjera.Nuk arriti për ato se ja kapi kryeplaku.I thoshte kryeplakut: Më lësho se do ti vras të gjithë. Deshi me rimbush automatikun. Nëse nuk do të ishte kryeplaku do ti kishte vrarë të gjithë, lokal i vogël ishte aty. Me një karikatore qëlloi katër veta dhe e pengoi ai se mund ti kishte varë të gjithë.Ka ardhur me qëllim për ti vrarë të gjithë.
Me Hamit Bucin po kishin pirë. Ishin shokë.Më thanë se rrinë përditë bashkë. Atë e solli rastësia, ishte në këmbë ai, nuk ishte në shoqërinë tonë.Tek banaku ishte. Edhe atë e kemi sjellë ne në spital. Në furgonin e bashkisë kam vënë Erzen Aliaj dhe Bucin, kurse Mentorin e mori një makinë tjetër bashkë me të plagosurin Astrit Hanin. Shoferët kanë qenë në lokal një çerek ore para nuk e di në kanë pas debat.

Na respektonte gjithë fshati, doli një dhe bëri hatanë

Pronari i lokalit na tha të shkonim tek shtëpia që të hanim. E kishte bukën në makinë të vogël. Shtëpia ishte larg. Shkoi vonë dhe do të punonim, thamë të hamë 10 minuta këtu dhe të ikim. Unë autorin e kam parë në televizor që e fiksova se nuk e njihja.Ai ka qëndruar gjithë ditën në lokal, rrinte nga mëngjesi deri në darkë, kështu thanë. Fshati thanë që ishte problematik, erdhi dhe na ngeli ne në dorë. Gjithë fshati na ka respektuar, doli një dhe bëri hatanë.



1 Comment

  1. Po zhdukeni kete felliqesire ce’mbani akoma se nuk ka per te hetuare per grupe kriminale.Pse ta haje buken kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *