• |
ide | kryesore

Prokurorët refuzojnë KLP-në, Arta Marku rihap sërish garën

Lajme, Të fundit



Refuzimi i prokurorëve për të aplikuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë brenda afatit 15 ditor të vendosur nga ligji në shpalljen publike të kryeprokurores Arta Marku, ka detyruar këtë të fundit të rihapë garën.

Marku ka kërkuar që shpallja e re ti dërgohet çdo prokurori në e-mailin zyrtar, duke i ftuar vartësit e saj të aplikojnë për të zëvendësuar vakancën nga prokuroritë e Apelit.

Kjo vakancë është krijuar pasi për shkak të vettingut nga tre kandidatë nga prokuroritë e apeleve vetëm një është konfirmuar në detyrë ndërsa dy të tjerët kanë “ngecur” në rrjetën e vettingut.

Me 24 shtator 2018 prokurorja e përgjithshme Arta Marku hapi garën duke i bërë ftesë vartësve të saj të aplikojnë për tu bërë pjesë e KLP-së brenda 15 ditëve.

Por kur ky afat skadoi më 10 tetor asnjë prokuror nuk aplikoi.



5 Comments

  1. Nje pjese prokuroresh nuk pranojne te jene vegel e kesaj -Nafije-Markut-dhe e varur nga Edvin -drogaxhi-Rama-

  2. artistja marku me fal nafises i kane ikur prokuroret ne drejtim te paditur per te grumbulluar fakte fiktive dhe mashtruae per tre justikikuar bemat e kesa qeverie si per babale etjf. kjo eshte gjendja e prokuroris sot me nafijen ne krye. pyet dhe nje here ulsin maja se ai te tund mire dybekun dhe pastsj ta zgjith problemin . mjof me me kete torollake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *