• |
ide | kryesore

Suning blen gjithë Inter, Steven Zhang president: Thohir largohet me 160 milionë euro më shumë

Sport



Inter do të bëhet i gjithi kinez: tratativa mes Suning e konsorciumit indonezian të Erick Thohir, për blerjen e kuotave të shoqërisë që janë ende në duart e tij, ka mbërritur në fund. Edhe pse e gjitha kjo nuk duhet të ratifikohet brenda 26 tetorit (ditë në të cilën është fiksuar asambleja e ortakëve zikaltër që do të ratifikojë bilancin e mbyllur me një humbje prej 18 milionë), kjo do të ndodhë sigurisht në ditët e ardhshme.

Thohir (ende formalisht president e zotërues i 31,05% të aksioneve) në fund do të inkasojë një shifër afërsisht 200 milionë, duke regjistruar një super plusvalencë prej 160 milionë. Konsorciumi do të largohet kështu nga klubi i blerë nga Massimo Moratti para 5 vjetësh dhe detyra që mbahet nga ai do të merret nga i biri i pronarit të Suning Zhang Jindong: në asemblenë e 26 tetor Steven Zhang, në këto ditë është kthyer në Kinë për të diskutuar me të atin, do të zgjidhet president.

Në rast se shitja e Thohir nuk duhet të përfundojë plotësisht, indoneziani do të mbetet në Këshillin e Administrimit bashkë me tre anëtarë të besuar, për tu larguar përfundimisht më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *