• |
ide | kryesore

Meta flet për “të fortët” dhe “Babalen”: Qeveria të bëjë transparencë, ndërsa opozita…

Lajme, Të fundit



Për herë të parë Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar çështjen më të shumëprfolur të ditëve të fundit, “Babalen”. Ai ka një mesazh si për qeverinë ashtu edhe për opozitën.

“E theksoj se është e domosdoshme të kemi një qasje më transparente nga ana e qeverisë dhe qasje më racionale nga ana e opozitës. Në rast se nga ana e qeverisë do të ketë reagime më të shpejta, për rastet kur ka shqetësime, denoncime nga qytetarët, ngjarje kriminale, pra kur del dikush përpara përgjegjësisë në kohën e duhur, atëherë lihet më pak hapësirë për opozitën apo për opinionin dyshues.

Së dyti, është tepër e rëndësishme që edhe opozita të jetë racionale, që do të thotë se nismat apo edhe denoncimet të saj të jenë sa më të mirëfaktuara, me qëllim goditjen e këtyre dukurive, parandalimin e tyre, dhe jo thjesht zgjedhjen e tyre si një mënyrë për të dëmtuar qeverinë apo institucionet, te të cilët ajo nuk ka besim” – thotë Meta në një intervistë për emsionin e gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv. Kreu i shtetit komentin edhe situatën e kriminalitetit ku thekson se në zona të ndryshme të vendit ligjin e bëjnë të “të fortët”.

“…nuk është ndonjë gjë e re ta them se në zona të caktuara të vendit ndihet shqetësimi i qytetarëve apo sipërmarrësve përsa i takon garancisë te funksionimi i shtetit ligjor në raport me ‘të fortët’ apo me njerëzit e krimit” – e mbyll Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *