• |
ide | kryesore

Dhunoi kunatin dhe kundërshtoi policin, pranga 59-vjeçarit

Lajme, Të fundit



Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka dhunuar kunatin e tij. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në banesën e tij në Babrru-Kodër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dje u prangos shtetasi me inicialet M.K., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatit, shtetasit me inicialet R.T., 59 vjeç.

Ndërkohë, 59-vjeçari nuk e ka lënë me kaq, pasi gjatë shoqërimit ka kundërshtuar edhe punonjësin e policisë së rendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *