• |
ide | kryesore

Sonja Biserko: Ideja e ndarjes së Kosovës nisi 2 vjet më parë në Nish mes Ramës dhe Vuçiç

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëherësh mbrojtësja më e zëshme të interesave të Kosovës, Sonja Biserko, ka folur për sulmet në adresë të saj të iniciuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe strategjitë e implementuara për ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Vreme”, e cila mban datën 4 tetor, Biserko ka përmendur për herë të parë emra konkretë, ndërsa ka listuar edhe rolin që kanë pasur disa figura ndërkombëtare në këtë çështje. Sipas saj, të dy presidentët, ai i Kosovës dhe i Serbisë kanë biseduar për gati 2 vite radhazi në Bruksel për idenë e ndarjes së Kosovës, por shton se pjesë e tyre është bërë edhe Frederica Mogherini.

Gjuha e saj është e ashpër pasi shprehet se në bisedime kanë hyrë persona me shumë pak kompetenca, që sipas saj, interesat kombëtare dhe sociale, nuk janë parësore për ta. Ajo shprehet se Beogradi kishte si synim gjetjen e një partneri nga Tirana zyrtare ndaj “prenotoi” për këtë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Biserko shton se bisedimet për ndarjen e Kosovës filluan para dy vitesh, kur Rama ishte për një vizitë në Serbi.

“Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para 2 vitesh kur Rama ishte në Nish, por këtë e zbuluan Washingtoni dhe Londra”, – deklaroi Biserko që shtoi se idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritsch, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, më pas Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev, etj.

“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”, – thuhet mes tjerash në intervistën e Biserko.

Biserko



4 Comments

  1. Po patjeter. Rama eshte pjese e rrjetit te soros.
    Nuk ka mundesi mos te kete gisht sorosi me aleatet serbe. Doemos kunder interesave te shqiptareve dhe perendimit
    Te fala sandrit

  2. Premtimi sekret pėr ndarjen e Kosovės
    — nga Prof. Mehdi Shkreli, 08-08-2007
    Ishte njė natė e ftohtė e marsit tė vitit 1999. Nuk kishin kaluar shumė ditė nga fillimi i bombardimeve ajrore tė NATO-s qė synonin tė ndalonin ēmendurinė e politikės serbe, gjenocidin dhe masakrat ndaj popullsisė shqiptare nė Kosovė. Nė Rimini, Itali, nė Sallėn e Kolonave nė njė seancė tė hapur pėr publikun, mblidheshin grupimet e majta politike, me pjesėmarrjen edhe tė disa parlamentarėve tė kėsaj ngjyre politike, qė nė atė kohė ishte edhe nė pushtet, pėr tė diskutuar, propozuar dhe pėr tė kėrkuar zyrtarisht pushimin e menjėhershėm tė fluturimeve ajrore tė NATO-s nga territori italian drejt Kosovės. Nė kėtė mbledhje nuk ishte i pranishėm asnjė kosovar apo shqiptar, por kishte tė ftuar serbė madje edhe me tituj akademikė.
    U njoftova rastėsisht dhe vrapova pėr tė marrė pjesė.
    Ajo qė dėgjova ishte me tė vėrtetė skandaloze.
    U tha se tėrė historia e Kosovės, lindja dhe lulėzimi i saj, fillonte e mbaronte me lindjen dhe lulėzimin e shtetit serb nė shekujt XI-XIII dhe se tėrė kultura serbe qenka vetėm nė Kosovė.
    Disa nga parlamentarėt e majtė, qė ishin tė pranishėm, sapo ishin kthyer nga Beogradi ku ishin takuar nė mėnyrė tė fshehtė dhe jozyrtarisht, personalisht me Millosheviēin.
    Meqenėse nė mbledhje arrita pak me vonesė, njė i njohuri im, nėn zė me tregoi se Millosheviçi ndermjet tjerash u paska paraqitur kėtyre zotėrinjve njė hartė, ku Kosovės i mungonin territoret nė veri, qė sė bashku me Mitrovicėn dhe rajonet minerale i ishin bashkuar Serbisė.
    Njė hartė e tillė faktikisht u publikua mė vonė edhe nga mediet italiane dhe u paraqit si mundėsi zgjidhjeje e konflikteve nė Kosovė.
    Pėrse paraqiten nga Millosheviēi serbėt, sikur nuk janė nė gjendje tė jetojnė me kombėsi tė tjera? Pėrse tėrė tokat ku banojnė edhe serbė duhet t’i bashkohen Serbisė? Kush e kėrkon kėtė? Fantazma e Millosheviēit? Kriminelėt e tipit “Mlladiē” apo ndokush tjetėr?
    Po tė ndjekim njė logjikė tė tillė ultra-nacionaliste, Shqipėrisė duhet t’i bashkohen shumė territore qė sot ndodhen nė Serbi, Maqedoni, Greqi, Kosovė e Mal tė Zi. Hungarisė gjithashtu etj. Njė ide e tillė do tė thotė tė destabilizohen tėrė rajonet e Ballkanit. Nė interes tė kujt ishte njė politikė e tillė?
    U zemėrova shumė. Kuptova se ndaj popullit tė shumėvuajtur shqiptar tė Kosovės, duke i hequr tėrė rajonet e industrializuara, dėmtohesh tėrė ekonomia e saj si dhe tregu minimal i brendshėm, qė siguron ekzistencėn e njė shteti, po i pėrgatisnin Kosovės njė tė ardhme nė varfėri. Propozonin tė njėjtėn gjė qė bėnė me Shqipėrinė nė vitin 1913, kur brenda kufijve tė shtetit shqiptar mbeten vetėm kėnetat e malet e thepisura, ndėrsa fushat e pllajat pjellore iu dhanė si dhuratė shteteve fqinjė.
    Kėrkova me kėmbėngulje dhe mora fjalėn. Pasi bėra njė hyrje historike pėr disa injorantė nė lėndėn e historisė e qė ishin tė pranishėm, fola duke ngritur zėrin se kjo mbledhje ishte njė turp pėr shoqėrinė demokratike italiane, e cila kishte jo vetėm detyrė tė vazhdonte luftėn si anėtare e NATO-s, pėr ndalimin e agresionit e gjenocidit tė çmendur serb nė Kosovė, por edhe tė mendonte pėr tė ardhmen e kėtij rajoni, nė mėnyrė qė popujt tanė fqinjė tė jetojnė nė paqe, nė respekt reciprok e nė begati. Njė ndarje e Kosovės ėshtė e papranueshme. Popujt e Ballkanit kanė pranuar kurdoherė bashkėjetesėn nė shoqėri shumetnike, shumėfetare e shumėkulturale. Janė politikat e tė tjerėve qė e kanė sulmuar dhe dėmtuar kėtė dhunti tė popujve tanė.
    Asnjė gur nuk duhet dhe nuk mund t’u hiqet mė trevave shqiptare. Mendojė se kanė kaluar tashmė ato kohėra kur ministra tė jashtėm tė korruptuar, nė pizhame e duke pirė ēaj vizatonin shtrembėr hartėn e Shqipėrisė, duke lėnė jashtė saj mė shumė se gjysmėn territoreve etnike. Minoritetet qė ndodhen nė Kosovė duhet tė jenė faktor paqeje dhe i dialogut ndėrmjet shteteve fqinjė dhe jo tė shfrytėzohen pėr tė realizuar qėllime gjeopolitike tė tė tjerėve, pėrmes mbjelljes tė koncepteve mendjeshkurtėr e anakronikė nacionalistė, nė dėm tė koncepteve moderne evropiane. Nacionalizmi zakonisht ėshtė vrima apo strofka e fundit qė zgjedhin maskarenjte politikė e tė korruptuar, pėr tė shpėtuar kokėn dhe pėr tė vazhduar tė mbushin xhepat e tyre.
    Njė funksionar i lartė i qeverisė kishte ardhur nga Roma. Mori fjalėn, dhe mė dha tė drejtė. Ai foli me ton zyrtar dhe tė çliruar nga ideologjia e majtė e super-pacifiste. Pasi hodhi poshtė pretendimet e parafolėsve, qė kėrkonin ndalimin e menjėhershėm e pakushte tė bombardimeve ndaj Serbisė, u shpjegoi tė pranishmėve se qeveria italiane do tė kryejė me pėrpikmėri detyrat si anėtare e NATO-s. Dhe ashtu u bė.
    Kosova u ēlirua nga NATO e njėherė e pėrgjithmonė nga pushtimi i huaj.
    Kosova tashmė jeton me njė administratė, organizim dhe institucione shtetėrore, qė shumė shtete nė botė mund ta kenė zili. Shteti i ri Kosovar, i lindur dhe i ndėrtuar tashmė me ndihmėn dhe kėmbėnguljen e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė Bashkimit Evropian, pret vetėm aktin formal tė shpalljes zyrtare dhe tė njohjes ndėrkombėtare.
    Politika serbe nuk ka pėrse tė ndjekė sot planet politike dhe hartat e Millosheviēit, qė me ultra-nacionalizmin e inatin e tij, ndezi Ballkanin flakė pėr dhjetė vite radhazi. Historia e sotme akoma nuk pėrcakton qartė se interesat e kujt mbrojti Millosheviēi? Kujt i shėrbeu? Bėj kėto pyetje, pasi Millosheviēi dhe tė tjerėt ultra-nacionalistė qė ndjekin rrugėn e tij, sigurisht nuk i shėrbejnė interesave tė popullit paqėsor serb. Plani i Ahtisaarit, ėshtė njė plan ku shumica shqiptare i bėn shumė lėshime pakicės serbe. Pakica serbe qė jeton nė Kosovė, parashikohet nė planin e Ahtisaarit tė vendoset nė pozita tė privilegjuara politike, ekonomike e sociale. Ajo parashikohet tė trajtohet me shumė kujdes nga dy shtete kufitare, Kosova dhe Serbia, pasi do tė jetė urė lidhėse ndėrmjet tyre.
    Evropa nuk mund dhe nuk duhet tė pranojė mė ndarje territoriale pėr hir tė kombėsisė, tė besimit fetar apo tė premtimeve sekrete qė ndonjė diplomat i ka bėrė Millosheviēit. Sot ėshtė koha e bashkimeve dhe jo e ndarjeve. Pėr popujt e Ballkanit duhet tė ketė vetėm njė kombėsi “tė qėnurit qytetar i Evropės”, qė sa mė parė urojmė ta kenė si shqiptarėt, ashtu edhe serbėt.
    Zgjatja e procesit tė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės, planet e premtimet e fshehta tė diplomacisė sė huaj, dritėshkurtėr dhe tė nėndheshme pėr ndarjen e Kosovės, vetėm sjellin destabilitet nė rajon dhe zgjasin afatet pėr shqiptarėt, serbėt e komunitetet e tjera tė Kosovės, qė tė marrin nėnshtetėsinė e re evropiane.
    Itali, 6 Gusht 2007
    [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *